← Kryefaqja

Njoftimi i Privatësisë

Përditësuar më 14 tetor 2026

Mbledhim sa më pak të dhëna: vetëm ato që na duhen për të të regjistruar në trajnim, për të dërguar uniformën ose për t'ju përgjigjur.

1. Kush mban përgjegjësinë (kontrolluesi)

Kontrollues i të dhënave është Equality Education, Akademia New Generation, te Komisariati nr. 4, Tiranë, Shqipëri. Ne vendosim pse dhe si përpunohen të dhënat e tua.

2. Çfarë mbledhim dhe pse

  • Emri dhe numri i WhatsApp-it — për të konfirmuar regjistrimin, të dërguar datën e trajnimit dhe t'ju përgjigjur.
  • Emaili — vetëm nëse e jep ti për pagesën online, për të dorëzuar aksesin ose faturën.
  • Mesazhet që na dërgon (WhatsApp, Instagram, formulari i sitit) — për të kuptuar kërkesën tënde dhe për të dhënë ndihmë.
  • Teksti që shkruan në kutinë e ndihmësit — dërgohet tek një shërbim AI që e kthen në mesazh të qartë për WhatsApp-in tonë. Nuk e përdorim për asgjë tjetër.
  • Adresa dhe masa e uniformës — vetëm për porosinë e uniformave dhe peshqirëve.
  • Të dhëna teknike (adresa IP, lloji i pajisjes, cilat faqe janë parë) — për siguri dhe për të parë sa njerëz hyjnë në sit.

3. Baza ligjore

  • Ekzekutimi i kontratës — regjistrimi në trajnim, dorëzimi i uniformës, përgjigja ndaj kërkesës tënde.
  • Interesi i ligjshëm — siguria e sitit, parandalimi i mashtrimit, përmirësimi i faqeve.
  • Pëlqimi yt — mesazhe njoftuese ose promovuese që nuk i ke kërkuar; tërhiqesh me një mesazh.
  • Detyrim ligjor — ruajtja e të dhënave për tatime ose kur e kërkon ligji.

4. Kush i sheh të dhënat

  • Paddle (Merchant of Record) — për shitjen e trajnimit, menaxhimin e pagesës, tatimet dhe faturën.
  • Ofruesit e shërbimeve — hostingu i sitit, mjeti i analizës së trafikut, mjeti i mesazheve.
  • Këshilltarët profesionalë — kontabilisti, avokati.
  • Autoritetet — vetëm kur ligji e kërkon.

Nuk i shesim të dhënat e tua. Nuk i përdorim për reklama të paligjshme.

5. Sa kohë i ruajmë

Gjatë kohës që ke një regjistrim ose porosi aktive. Për pagesat, sa kërkon ligji për tatime. Mesazhet në WhatsApp i ruajmë aq sa na duhen për historikun e klientit; pas kësaj fshihen ose bëhen anonime. Mund të kërkosh fshirjen në çdo moment.

6. Të drejtat e tua

Ke të drejtë të:

  • kesh qasje te të dhënat që mbajmë;
  • kërkoosh ndryshim ose fshirje;
  • kërkoosh kufizim ose kundërshtim të përpunimit;
  • marrësh kopjen tënde në format të lexueshëm;
  • terheqësh pëlqimin në çdo moment;
  • anikohesh te autoriteti i mbrojtjes së të dhënave.

Kërkesat i dërgon në WhatsApp në +39 349 523 5259. I përgjigjemi brenda një muaji.

7. Siguria

Sitin e mbrojmë me komunikim të koduar (HTTPS), akses me kufizime për stafin, dhe ruajtje në mjedise të sigurta. Të dhënat e kartës nuk i mbajmë ne: i përpunon Paddle.

8. Cookies

  • Të domosdoshme — që faqet të hapen dhe formulari të punojë.
  • Të analizës — sa vizita kemi dhe cilat faqe shihen më shumë.
  • Të marketingut — vetëm me pëlqimin tënd, për ndjekjen e fushave reklamuese.

I menaxhon nga njoftimi që shfaqet kur hap sitin, ose nga cilësimet e shfletuesit tënd.

9. Të dhënat jashtë Shqipërisë

Disa shërbime (Paddle, hostingu, mjedi i mesazheve) ruajnë të dhënat jashtë Shqipërisë. Para së kësaj kontrollojmë që të ketë mbrojtje të mjaftueshme, si klauzola standarde të mbrojtjes ose vendime përshtatshmërie.

10. Ndryshime të këtij njoftimi

Mund ta përditësojmë. Versioni më i ri shfaqet gjithmonë në këtë faqe me datën e përditësimit.

Pyetje për këto dokumente?

Na shkruaj në WhatsApp dhe të përgjigjemi me shkrim.