EQUALITY EDUCATION — Matilda & Diana

Ke gjithçka për të shkuar në majë. Ne të tregojmë rrugën.

Nuk ndajmë vetëm teknikat. Në ditën e trajnimit mëson gjithçka: si mbrojmë flokun dhe tonalizojmë pa e ndryshuar bazën natyrale, konsulencën me çdo kliente që hyn në sallon — nga ajo minutë vetëm vlera e punës tënde rritet me 80% — menaxhimin e biznesit, rrjetet sociale dhe fotot perfekte. Të gjitha vajzat punojnë me ne, me transparencë të plotë, dhe teknikën e zbaton që ditën tjetër në sallon. Zgjidh trajnimin në prezencë ose online.

Matilda dhe Diana para një salle plot vajza gjatë një trajnimi

Çfarë ndajmë në trajnimet tona

Mjeshtëria në bionde

AirTouch, Balayage dhe Reverse AirTouch, tonalizimi perfekt pa e ndryshuar bazën natyrale të flokut, puna me produktet e tua — je e lirë nga çdo kompani —, konsulenca me çdo kliente që hyn në sallon dhe vlerësimi i punës tënde. Në prezencë, punon me duart e tua në modele të vërteta.

Regjistrohu

Rrugëtimi ynë: nga parukiere në drejtuese

17 vite punë në Itali dhe dy sallone prej 15 vitesh. Ndajmë si arritëm këtu dhe përvojën që na ndihmoi të ndërtonim e të drejtonim biznesin tonë.

Regjistrohu

Si gjenerojmë mbi 600.000 € në vit

Përvoja jonë në rritjen e xhiros, valorizimin e shërbimeve, çmimet dhe marrëdhëniet me klientët. Flasim për xhiron e dy salloneve tona, jo për fitim neto apo rezultate të garantuara.

Regjistrohu

Motivimi dhe vlerësimi i stafit

Si i motivojmë punonjëset tona, si ua njohim vlerën dhe si ndërtojmë një ekip që dëshiron të qëndrojë. Përvoja jonë në marrëdhëniet e punës dhe zhvillimin e stafit.

Regjistrohu

Menaxhimi i biznesit

Çmimet, agjenda, llogaritë dhe furnizimet. Si i drejtojmë dy sallonet tona: objektiva mujore, shërbime që sjellin xhiro dhe vendime që merren me numra, jo me ndjesi.

Regjistrohu

Rrjetet sociale dhe fotot perfekte

Instagram dhe TikTok që punojnë për ty: çfarë poston, sa shpesh dhe si i kthen ndjekësit në kliente. Plus fotot perfekte me telefon — drita, këndi, sfondi dhe momenti i saktë, që rezultati të duket si në Instagram.

Regjistrohu

Rezervo vendin tënd

Zgjidh trajnimin tënd dhe paguaj online

Klientja paguan të gjithë shumën menjëherë, me kartë, këtu në faqe. Pas pagesës, konfirmimi vjen në WhatsApp.

Trajnimi në prezencë

250 €

Një ditë e plotë me Matildën dhe Dianën: punon me duart e tua në modele të vërteta, nga ndarja e flokut deri te tonalizimi perfekt, plus menaxhimi i biznesit dhe rrjetet sociale. Data dhe ora njoftohen në WhatsApp.

Video Kurs

69 €

Kurs në video, i regjistruar nga Diana dhe Matilda. 2 teknika bionde — AirTouch dhe Balayage — të filmuara nga të dyja anët dhe të shpjeguara hap pas hapi: si ndahet floku, si punohet ngjyra, si arrihet tonalizimi perfekt. E ndjek nga shtëpia, në ritmin tënd.